Pas dy javëve pushim, nesër do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.
Derbi kryesor i kësaj jave do të jetë ai i dy pretendentëve për titull, Gjilanit e Ballkanit, që zhvillohet të dielën.
Por, java e 27-të do të hapet të premten me derbin e dy ekipeve që po luftojnë për mbijetesë.
Në Klinë do të takohen Dukagjini dhe Malisheva. Fitorja është objektivi i vetëm për të dy skuadrat.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 14:00.