Filipe Kutinjo la Barcelonën për t’u transferuar në formë huazimi tek Aston Vila dhe rikthimi i tij në Premier ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Ai ka gjetur veten dhe është gati të qëndrojë në Angli, duke i bërë në njëfarë mënyre favor Barcelonës.
Klubi katalanas ka vendosur një klauzolë prej 40 milionë eurosh për Kutinjon dhe klubet e Premier Ligës janë vendosur në garë për të.
Aktualisht ai aktivizohet me Aston Vilën dhe trajneri i saj Stivën Xherard ka urdhëruar klubin të paguajë klauzolën 40 milionëshe.
Por klubi nga Birmingemi nuk është i vetmi, pasi në garë janë dhe Arsenali e Njukasëlli.