Djali i ish-legjendës së Chelseas, është kthyer në çështjen e ditës

Futboll

Djali i ish-legjendës së Chelseas, është kthyer në çështjen e ditës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:34
Djali i ish-legjendës së Chelseas, është kthyer në çështjen e ditës

Isak Drogba, djali i ish-legjendës së Chelseas, Didier Drogba është kthyer në çështjen e ditës në klubin portugez Akademika ku militon aktualisht.

“The Sun” raporton se djali i legjendës nuk është paraqitur në stërvitje dhe nuk ka komunikuar me asnjë nga klubi lidhur me vendndodhjen e tij.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se 21-vjeçari u kishte komunikuar disa kohë më parë se i duheshin disa ditë të lira për të shkuar në Francë, për të zhvilluar disa provime në shkollën ku është i regjistruar, por që nga ai moment nuk kanë dëgjuar më prej tij.

Pjesa tjetër e shokëve të ekipit pohon të njëjtën gjë, duke pranuar se as ata nuk ia kanë idenë se ku ndodhet aktualisht Isak Drogba.

Ndërkohë, nga familja e 21-vjeçarit askush nuk ka komunikuar me klubin për të sqaruar këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat