Një ngjarje sa e rëndë, aq edhe qesharake vjen nga klubi francez i Bordeaux.
Protagonist është një futbollist i ekipit të të rinjve, i cili vidhte këpucët e lojtarëve të skuadrës së parë dhe i shiste në internet.
Djaloshi ia kishte dalë ta bënte këtë veprim prej kohësh në fshehtësi, por ishte pikërisht një sherr me ish të dashurën, që solli edhe zbulimin e skandalit.
Kjo e fundit denoncoi veprimin e futbollistit, ndërsa klubi i Bordeaux reagoi menjëhere, duke pezulluar dhe gjobitur djaloshin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.