Manchester Utd “blindon” yllin portugez

Futboll

Manchester Utd “blindon” yllin portugez

Më: 1 prill 2022 Në ora: 11:50
Manchester Utd “blindon” yllin portugez

Tashmë është zyrtare, Bruno Fernandes ka rinovuar kontratën e tij me Manchester Utd edhe për 4 vite të tjera.

Fantazisti portugez ka hedhur “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2026.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Mançesteri me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Junajtidit në Premier Ligë, 27-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 27 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 6 asist për shokët e skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat