Frikë për futbollistin e Lacios, Raul Moro.
Sulmuesit 20-vjeçar spanjoll i’u grabit makina në orët e vona të së enjtes, teksa po udhëtonte së bashku me të atin, në Romë.
Sipas asaj që raporton policia italiane, një bandë prej katër personash, ndaluan automjetin e futbollistit dhe pasi i rrahën të dy, morën në zotërim mjetin.
Menjëherë pas kësaj, katër banditët u larguan. Nga ana tjetër, dy të plagosurit janë transportuar në spital.
Raul Moro u transferua nga Barcelona te Lacio në verën e vitit 2019 nga ku ishte pjesë edhe e ekipit të U-19 të skuadrës kryeqytetase, ndërsa këtë sezon ai është aktivizuar me ekipin e parë 11 herë në Serinë A, nga ku nuk ka shënuar asnjëherë dhe ka dhuruar vetëm një asist për shokët e skuadrës.