Prishtina - Llapi, nuk dihet cilin stadium luhet

Futboll

Prishtina - Llapi, nuk dihet cilin stadium luhet

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:56
Prishtina - Llapi, nuk dihet cilin stadium luhet

Prishtina – Llapi luhet nesër, mysafirët nuk e kanë idenë në cilin stadium luhet ndeshja

Superliga e Kosovës në futboll vjen me ndeshjet e javës së 27-të e cila pritet të sjellë ndeshje shumë interesante.

Padyshim kureshtje zgjon edhe takimi që luhet ndërmjet Prishtinës e Llapit, ndeshje kjo që zhvillohet nesër nga ora 14:00.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se ende nuk është bërë zyrtar se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja. Këtë e ka pohuar edhe vet skuadra e Llapit në një postim të publikuar sot në faqen zyrtare.

“Ndeshja e radhës në BKT Superligë ndaj FC Prishtina, nesër, e shtunë më 2 prill nga ora 14:00

*Për vendin e zhvillimit të ndeshjes ende nuk kemi konfirmim zyrtar nga ana e nikoqirit dhe si klub jemi në pritje për vendin e zhvillimit të ndeshjes!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat