Tifozët e Milanit kanë filluar të ëndërrojnë për titullin kampion, teksa skuadra kuqezi ndodhet në vendin e parë, tre pikë para Napolit dhe 6 nga Interi i vendit të tretë.
Pauza e kombëtareve nuk e ka ndalur entuziazmin e tifozerisë kuqezi teksa deri tani janë shitur më shumë se 60.000 bileta në “San Siro”, për ndeshjen ndaj Bolonjës, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 20:45.
Me kapacitetin maksimal të lejuar nga autoritetet shëndetësore, stadiumi “San Siro” shkon deri në 75.000.
Sipas mediave italiane kjo shifër mund të arrihet për këtë ndeshje duke parë se një fitore eventuale e “Djallit” do të ishte një hap edhe më shumë drejt titullit kampion që i mungon që nga sezoni i largët, 2010/2011.