Wanda Nara ka falur Mauro Icardi-n dhe ka shpëtuar martesën e saj, por duket se nuk do të arrijë ta falë kurrë China Suarez-in. Mesazhi i fundit i Wanda-s, në fakt, duket se i drejtohet pikërisht aktores këngëtare.
“Çdo grua mund të jetë e mirë, por jo të gjitha janë gra të mira”, ka shkruar Nara në Instagram, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografie të vetën para pasqyrës.
“Team Wanda Forever”, është përgjigjur një ndjekës i bukuroshes argjentinase. Ndërsa dikush tjetër ka komentuar: “Wanda je numri një, mund të të kopjojnë, por nuk do të jenë kurrë si ti”.
Asnjë përgjigje nga ana e China-s, që pas flirtit me Icardi-n ka nisur një marrëdhënie me një menaxher spanjoll.