Ralf Ragnick ka treguar se Edinson Cavani nuk do të jetë i gatshëm “për disa javë”.
Uruguajani u lëndua gjatë grumbullimit me kombëtare në ndeshjet kualifikuese për botëror.
“Bazuar në atë se çfarë thonë doktorët, ai do të jetë jashtë për disa javë…katër javë, ndoshta pesë. Ne duhet të presim. Është lajm i keq kur merr vesh që një tjetër sulmues lëndohet. Përndryshe, lojtarët e tjerë duket të jenë në formë”, tha ai në konferencën për shtyp.
Këtë vikend, Manchester United do të luajë kundër Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30 të Premier League.
Në kampin e “Dhelprave” janë të lënduar Wilfred Ndidi dhe Jamie Vardy.