(E plotësuar) - Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, me kombëtaren e Zvicrën, janë në Grupin G për Kampionatin Botëror, që mbahet në Katar.
E veçanta është se sërish janë në Grup me Serbinë sikurse në kampionatin Botëror – Rusia 2018.
Zvicra është në grup me pesë herë kampionin e botës, Brazilin, pastaj Serbinë dhe Kamerunin.
Për këtë short ka folur dhe fituesi i Kupës së Botës në 2002, Kaka: “Kur e shikon nga jashtë duket sikur nuk ka shumë probleme. Por ka gjithmonë vend për përmirësime”.
GRUPI A
1. Katari
2. Ekuadori
3. Senegali
4. Holanda
GRUPI B:
1. Anglia
2. Irani
3. SHBA
4. Play-off-i Skocia - Uellsi apo Ukraina
GRUPI C:
1. Argjentina
2. Arabia Saudite
3. Meksika
4. Polonia
GRUPI D:
1. Franca
2. Play –off-i Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe
3. Danimarka
4. Tunizia
GRUPI E:
1. Spanja
2. Play-off-i Kostarika ose Zelanda e Re
3. Gjermania
4. Japonia
GRUPI F:
1. Belgjika
2. Kanada
3. Maroku
4. Kroacia
GRUPI G:
1. Brazili
2. Serbia
3. Zvicra
4. Kameruni
GRUPI H:
1. Portugalia
2. Gana
3. Uruguai
4. Koreja e Jugut
Presidenti i FIFA-së, Giani Infantino, flet para të pranishmeve: "Mirë se erdhet në Doha. Ky do të jetë edicioni më i mirë i Kupës së Botës në histori. Shfaqja më e madhe në planet, mbi 3 milionë spektatorë të drejtpërdrejtë dhe 5 miliardë në shtëpi.
Ne jetojmë në një botë agresive, e ndarë, është një mundësi për të bashkuar popujt në paqe dhe për të festuar jetën në paqe”.
Emocionet e shortit në Doha të Katarit.
Kombëtarja e Zvicrës dhe 31 kombëtare tjera, mezi presin të mësojnë se kë do të kanë nëpër grupe në Kampionatin Botëror.
Zvicra ka në petkun e saj shqiptarët, si kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, pa e harruar edhe Andi Zeqiri, gjithsesi edhe Kastriot Imeri.
Gjithçka gati për shortin. Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.