Edmond Rugova, ish-trajneri i Kosovës në futboll, konsideron se paraqitja e Italisë në garat e kualifikimeve të Botërorit foli që ky vend nuk e meritoi shkuarjen në Katar.
"Unë e ndoqa ndeshjen. Italia nuk e meritoi Botërorin Italia dominoi takimin, por nuk fitoi"", ka thënë.
"Por ky është futbolli, për atë edhe e shikojmë".
Ishte Maqedonia e Veriut ajo e cila ia preu rrugën Italisë për në ngjarjen më të madhe të futbollit, atë të ndeshjes mes shteteve. Maqedonia e Veriut pastaj u eliminua nga Portugalia.