Zvicër - Serbi, mësohet data se kur do të zhvillohet! Xhaka e Shaqiri në qendër...  

Futboll

Zvicër - Serbi, mësohet data se kur do të zhvillohet! Xhaka e Shaqiri në qendër...  

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:59
Zvicër - Serbi, mësohet data se kur do të zhvillohet! Xhaka e Shaqiri në qendër...

Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Botërori këtij viti është i veçantë pasi që do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës si herëve të kaluara.

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.

Xhaka e Shaqiri në qendër të vëmendjes.

Kjo ndeshje e cila padyshim se do të marrë sërish vëmendje të madhe do të zhvillohet më 2 dhjetor.

Ndryshe, pjesë e Grupit G janë edhe Brazili e Kameruni. Zvicra ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 24 nëntor ndaj Kamerunit, kurse më 28 nëntor ndaj Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat