Nuk mungon konkurrenca e klubeve të tjera për lojtarin

Futboll

Nuk mungon konkurrenca e klubeve të tjera për lojtarin

Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:32
Nunjez

Sezoni është drejt përfundimit, por te Milani kanë gati planin e së ardhmes. Ai kalon përmes kufizimit të kostove pa hequr dorë nga përforcimet që edhe sivjet do të jenë të fokusuara drejt elementëve me talent e moshë të re.

Darvin Nunjez është pa dyshim njëri prej tyre dhe jo vetëm sepse eliminoi Ajaksin nga Champions-i. Pas atij të kaluarit, 22- vjeçari po kryen një tjetër sezon fenomenal me Benfikën.

Teksa vjet shënonte 12 gola e jepte nëntë asiste në 34 rastet që ka zbritur në fushë, sivjet ka realizuar 26 herë 31 ndeshje mes Champions-it dhe kampionatit portugez.

Përpara se të transferohej nga Almeria te klubi portugez për një shifër prej 10 milionë eurosh, talenti uruguaian ishte ndjekur nga afër edhe nga drejtuesit kuqezinj, por pa mundur të shkonin përtej një sondazhi të thjeshtë.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, është e sigurt që Milani në merkaton e verës do të kërkojë informacione për të, duke parë mungesën në organikë të një zëvendësuesi të Ibrahimoviçit apo edhe Zhirusë.

Specialistët e cilësojnë si Radamel Falkao i ri, teksa tek Uruguai do të mbajë peshën e trashëgimisë së Edinson Kavanit, dikur idhull e tashmë shok skuadre në kombëtare.

Për Nunjezin, gjithsesi nuk mungon konkurrenca e klubeve të tjera.

Një prej tyre është edhe Interi, ndaj pritet një derbi merkatoje për uruguaianin që po i mahnit të gjithë me lehtësinë për të gjetur portat e për të mposhtur portierët kundërshtarë.

Për këto arsye, edhe Benfika nuk e lëshon pa 60 milionë euro pavarësisht se klazuola e Nunjezit është prej 150 milionësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat