Trajneri i Brazilit qesh pas hedhjes së shortit: Vetëm Kosta Rika na mungonte

Futboll

Trajneri i Brazilit qesh pas hedhjes së shortit: Vetëm Kosta Rika na mungonte

Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:46
Trajneri i Brazilit qesh pas hedhjes së shortit: Vetëm Kosta Rika na mungonte

Në ditën e djeshme është hedhur shorti sa i përket Botërorit të Katarit 2022. Një grup i ngjashëm dhe pikërisht ndeshja për t’u evituar është ripërsëritur në atë G. Brazili, Zvicër dhe Serbi ishin tre Kombëtaret që gjendeshin në të njëjtin grup edhe në Botërorin e Rusisë.

I vetmi ndryshim është Kombëtarja e fundit e grupit, teksa këtë herë bëhet fjalë për Senegalin.

Pasi vlerësoi dy kundërshtarët e parë që janë të njohur në arenën europiane të futbollit, trajneri i Brazilit, Tite, ka qeshur me ironinë e fatit.

“Vetëm Kosta Rika na mungonte te ky grupi. Shikoni rezultatet, Zvicra dhe Serbia janë shumë rivalë të fortë pasi lanë Italinë dhe Portugalinë në Play Off”, ka thënë tekniku i Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat