Bardhezinjtë përfaqësohen në të gjitha rolet në Kupën e Botës

Futboll

Bardhezinjtë përfaqësohen në të gjitha rolet në Kupën e Botës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:16
Bardhezinjtë përfaqësohen në të gjitha rolet në Kupën e Botës

“Edhe Italia në Doha. Seria A në Kupën e Botës me 83 lojtarë. Juve në krye, dominojnë polakët”. Kështu titullohet sot “Gazzetta dello Sport” në faqet e saj të brendshme. Aktualisht janë 11 lojtarë bardhezinj të angazhuar në kompeticionin madhor të nëntor-dhjetorit të këtij viti, pastaj vijnë Milani dhe Fiorentina (me nga 9 lojtarë), Interi (8) dhe Toro (6).

Barcelona ka rekordin në Evropë, me 19 lojtarë. Në fund, numri aktual i të huajve “të kualifikuar” me këto kritere për “Katar 2022” është 83. Skuadra që ka më shumë përfaqësues në skuadër është Juventusi, me 11 lojtarë të 9 nacionaliteteve të ndryshme.

Bardhezinjtë përfaqësohen në të gjitha rolet, që nga portieri polak Szczesny deri te sulmuesi serb Vlahovic, nga Dybala te holandezi de Ligt. Në podium është edhe Milani me 9 lojtarë të 7 kombësive dhe dominim francez.

Në podium ka vend çuditërisht edhe Fiorentina, që shfrytëzon treshen mbrojtëse serbe dhe një dyshe marokene. Pas tyre Interi me 8 të huaj dhe dyshja Torino-Atalanta me nga 6 lojtarë. Numri i lojtarëve bergamask mund të rritet nëqershor, nëse Putini do ta ndalonte luftën në Ukrainë. Më konkretisht, Malinovskyi mund të kualifkohet me Ukrainën.

Janë edhe të huaj të tjerë, që mund të marrin trenin e fundit për në Botërorin e Katarit: Kherson Kovalenko i Spezia, i angazhuar në qershor kundër skocezit të Bologna, Hickey. Nuk mungon as veneciani i Uellsit, Ampadu; senegalezi Keita dhe uruguajanët Nandez e Pereiro të Cagliari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat