Kukësi pret Tiranën në Rrogozhinë në stadiumin e Egnatias, teksa verilindorët shpresojnë te një trepikësh për të synuar vendin e dytë të klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër, bardheblutë një fitore i afron edhe më shumë me titullin numër 26.
Ndërkaq, trajnerët Longo dhe Shehi kanë vendosur për 11-tëshen titullare ndërsa në radhët e Kukësit kanë probleme me dëmtimin e portierit Angelo Tafas ndërsa kanë vendosur të aktivizojnë portierin e tretë Çollari, dhe jo Xhikën.
Sakaq, në sulm luan i vetëm Puntus. Nga ana tjetër, te Tirana nuk kanë Xhixhën nga minuta e parë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen me tre, teksa në sulm luan dyshja Seferi-Devid.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Çollari, Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Ndreca, Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Bahtiri, Puntus
Trajner: Diego Longo
Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Hoxhallari, Tosevski, Totre, Limaj, Toli, Ismajlgeci, Seferi, Devid
Trajner: Orges Shehi.