Xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante.
Dy skuadrat të cilat janë vënë përballë në gjysmëfinale të Kupës, sot luajnë për pikë.
Bëhet fjalë për kampionin aktual, Prishtinën dhe fituesin aktual të Kupës, Llapi.
Pas inspektimit të stadiumit “Fadil Vokrri” nga një delegacion i FFK-së, është vendosur që ndeshja të zhvillohet në këtë stadium, përkundër se vetë FFK i kishte kërkuar Prishtinës të gjente një fushë tjetër.
Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ulpianës dhe Dritës.
Vendasit e kanë trenin e fundit për të kapur hapin për mbijetesë, ndërsa mysafirët në luftë për titull.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë në ora 14:00.
PRISHTINA – LLAPI
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici, Boshnjaku, Karabeci, E.Krasniqi, Hoti, Tolaj, Sadam.
Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Emini, Ramadani, Maliqi, Shillova, Sadriu, Shabani, Rivera, Neto.