Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum kërkon pikë në duel me Rabotniçkin, në përballjen që luhet sot (15.00) në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.
Futbollisti i Strugës, Florian Kadriu, shpreson se me një lojë të mirë, do të ia dalin në këtë sfidë të javës së 25-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
“Do të jetë vërtetë një ndeshje e vështirë për ne si skuadër, i kemi analizuar pikat e tyre të forta, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Rabotniçkin.
Do të japim maksimumin pasi e dimë se vijmë prej një serie negative dhe shpresojë që të bëjmë detyrat e dhëna nga trajneri dhe nga Shkupi të rikthehemi me rezultat pozitiv”, tha Kadriu.