Benjamin Kololli ka gjetur formën e mirë në javët e fundit, duke e gjetur golin në ndeshjen e dytë me radhë.
Kësaj radhe ai shënoi në kampionat, ku skuadra e tij Shimizu S-Pulse humbi me rezultat 2-1 si mysafir i Kashima Antlers.
Sulmuesi anësor goditi bukur një top me kokë brenda zonës për të gjetur rrjetën në minutën e 70-të, që ishte goli i parë në ndeshje.
Ky është goli i parë i Benjamin Kolollit në J1 League, kur janë zhvilluar gjashtë javët e para.
Në javën e shkuar sulmuesi kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Japonisë, ku skuadra e tij kaloi tutje.
Shimizu gjendet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë ndeshjeve.