Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Brighton dhe Norwich, e vlefshme për xhiron e 31-të në Premierligë.
Brighton gjendet në vendin e 13-të me 33 pikë, pa ndonjë objektiv.
Në anën tjetër, Norwich është në pozitën e fundit me 17 pikë.
Për “kanarinat” nga minuta e parë do të startojë ylli nga Kosova Milot Rashica.