Ngolo Kante sot do t’i bëjë 250 paraqitje me fanelën e Chelseas.
“Blutë” e Londrës sot do të luajnë kundër Brendfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30 të Premier Leagues, ku edhe Kante është pjesë e formacionit startues.
Kante nënshkroi me Chelsean më 16 korrik të vitit 2016 për 32 milionë funte.
Gjatë kësaj kohe me gjashtë herë fituesit e Premier Leagues ai ka shënuar 12 gola dhe 15 asistime.
Kante po ashtu ka fituar Ligën e Kampionëve (1 herë), Premier League (1 herë), FA Cup (1 herë), Europa League (1 herë) dhe Superkupën e Evropes (1 herë).