Dinamo pret Egnatian në “Elbasan Arena”, në një sfidë që mund të cilësohet si finale e mbijetesës, ku të dyja skuadrat kanë si qëllim fitoren, për t’u larguar më shumë nga zona e ftohtë.
Tekniku italian, Rodolfo Vanoli, kërkon fitoren e parë zyrtare me “nëndetësen”, pas asaj humbje me Tiranën.
Nga ana tjetër, Egnatia kërkon të ruaj ecurinë e saj pozitive, pas barazimit me Partizanin dhe fitores me Vllazninë në dy sfidat e fundit në kampionat.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Harizaj, Siljanovski, Maliqi, Mija, Samake, Sidibe, Lilaj, Ibraimi, Bardhi, Haxhiu, Çinedu.
EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Duranski, Allmuça, Levendi, Krivanjeva, Agbekpornu, Ademi, Xhekson, Kabral.