Mbyllet pjesa e parë/Chelsea ende nuk e gjen golin kundër Brentford, City në epërsi kundër Burnleyt

Futboll

Mbyllet pjesa e parë/Chelsea ende nuk e gjen golin kundër Brentford, City në epërsi kundër Burnleyt

Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në disa nga ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni anglez Manchester City gjen vetën në epërsi prej 2:0 kundër Burnleyt.

Krahas këtij takimi është duke u zhvilluar edhe përballja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Brentford, ku rezultati vazhdon të qëndrojë i barabartë 0:0.

Po ashtu, në kuadër të këtij programi të sotëm janë duke u zhvilluar edhe disa ndeshje të tjera, dhe rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.

Brighton 0:0 Norwich

Burnley 0:2 Manchester City

Chelsea 0:0 Brentford

Leeds United 1:0 Southampton

Wolverhampton 2:0 Aston Villa

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat