Struga Trim Lum demolon Rabotniçkin

Futboll

Struga Trim Lum demolon Rabotniçkin

Nga: K.G. Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:06
Struga Trim Lum demolon Rabotniçkin

Futbollistët e Struga Trim Lum shënuan fitoren bindëse me rezultat 3:1 ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Toshe Proeski” në Shkup.

Struga i dha fund serisë prej tre humbjeve radhazi, duke iu kthyer fitoreve, nga ana tjetër, Rabotniçki ka hyrë në një seri negative me humbjen e tretë radhazi.

Në minutën e 13-të, Abdylhadi Jahja shënoi për struganët, duke paralajmëruar fitore. 

Bunjamin Shabani në minutën e 49-të nga penalltia shtoi epërsinë.

Momçilo Rasho ngushton rezultatin në 1:2 në minutën e 61-t. 

Për 1:3 shënoi Pa Omar Jobe në minutën e 81-të pas asistimit të Abdylhadi Jahja.

Pas javës së 25-të në Maqedoninë e Veriut, Struga TL zë vendin e 7-tl me 33 pikë e Rabotniçkii bie i teti me 31.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat