Nuk ka shaka me Bayernin e Munihut, shënojnë edhe një fitore, duke iu buzëqeshur edhe titulli i ri në Bundesliga I.
Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Freiburgut, në takimin që u zhvillua në stadiumin e "Europa-Park" në Freiburg.
Për Bayernin shënuan Goretzka (58'), Gnabry (73') , Coman (82') e Sabitzer (90+4') dhe për Freiburgun Petersen (63').
Bayerni kryeson me 66 pikë pas 28 jave e Freiburg është në pozitën e pestë me 45.