Gjiganti anglez Liverpool shënoi sot fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 kundër Watfordit, ndeshje kjo në të cilën Diogo Jota shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Joe Gomez.
Ndërkaq, asistimi i mrekullueshëm i Gomezit nuk e la të surprizuar Jotan, pasi që ky i fundit e dinte se mbrojtësi anglez do ta bënte atë gjë.
“Kam folur para ndeshjes me Gomez dhe i thash që ti do të asistosh sot! E mbaj në mend që kundër Nottingham ai kishte disa harkime të cilat nuk munda që t’i konkretizoj me gol, por isha i sigurt që sot kjo gjë do të ndodhte dhe fatmirësisht ndodhi”, tha Jota.
Goli i sotëm i Jotas ishte numër 20 këtë sezon për “Të Kuqtë”, gol ky i cili ndihmoi Liverpoolin të regjistrojë fitoren e 10-të radhazi në Premier Ligë, fitore kjo e cila i mbanë në garë për titull, para ndeshjes tejet të rëndësishme javën e ardhshme kundër Manchester Cityt.