Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Burnleyt dhe kampionit anglez Manchester City, ku ky i fundit ka arritur të rikthehet në pozitën e parë në tabelë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Manchester City ka shënuar fitore solide si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, golin e parë në ndeshjen e sotme e shënoi mesfushori Kevin De Bruyne, i cili kaloi Cityn në epërsi prej 1:0 në minutën e 5’ të ndeshjes.
Golin e dytë për kampionin anglez, dhe të fundit të ndeshjes së sotme, e shënoi mesfushori Ilkay Gundogan, i cili shënon në minutën e 25’ për rezultatin final 2:0.
Me këtë fitore, Manchester City rikthehet në pozitën e parë në tabelë më gjithsej 73 pikë, një më shumë se Liverpooli që është duke e ndjekur nga pas në pozitën e dytë.
Në anën tjetër, Burnleyt i përkeqësohen punët në garën për mbijetesë, ku tani gjendet në vendin e 19 në tabelë me gjithsej 21 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Manchester Cityt.