Norwich kthehet me një pikë, duke shpresuar se mund të sigurojnë ekzistencën në Premier League.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar për Norwich-in, e cila si mysafire u nda baras 0:0 me Brighton-in.
Vendasit patën rastin më të mirë në minutën e 29-të, por futbollisti Maupay u tregua i pasaktë nga penalltia e në anën tjetër fat i madh për Norwich-in.
Rashica u zëvendësua në minutën e 81-të, i cili u vlerësua me notë 6.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Brighton zë vendin e 13-të me 34 pikë e Norwich është në fund me 18 pas 31 jave në Premier League.