Sauthemptoni mori një barazim përballë Lidsit me rezultatin 1-1 në transfertë.
Në këtë sfidë u aktivizua titullar Armando Broja, i cili u bë protagonist në golin e barazimit pasi fitoi faullin që u shndërrua në gol nga kapiteni Uard-Prous.
Kështu Sauthemptoni vazhdon të qëndrojë në vendin e 11-të në renditje, ndërsa Lidsi në vendin e 16-të, duke u larguar nga zona e ftohtë.
LIDS-SAUTHEMTON 1-1
30′ Herrison / 49′ Uard-Prous.