Konfirmohet mungesa e Ronaldos

Futboll

Konfirmohet mungesa e Ronaldos

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:31
Konfirmohet mungesa e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Leicester Cityt, e cila do të zhvillohet nga ora 18:30 në “Old Trafford”.

Manchester United ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje, teksa emri i portugezit nuk figuron.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë treguar ende arsyen e mungesës së Ronaldos.

Kurse, mediat britanike raportojnë se 37-vjeçari është i sëmurë dhe për këtë arsye nuk do të paraqitet ndaj Leicester Cityt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat