Shkupi gati, Alvarez paralajmëron Tikveshin

Futboll

Shkupi gati, Alvarez paralajmëron Tikveshin

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:40
Shkupi gati, Alvarez paralajmëron Tikveshin

Pas fitores në Strugë si mysafir me rezultat 1:3, skuadra e Shkupit nesër në Çair para publikut vendas në javën e 25 të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, do të përballet me skuadrën e Tikveshit.

Para ndeshjes për faqen e FC Shkupit foli mesfushori Freddy Alvarez.

“Mendoj që gjatë jemi përgatitur siç duhet, kemi shfrytëzuar pauzën po ashtu për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore.

E di që nuk do ta kemi të lehtë kundër një skuadre siç është Tikveshi, por para tifozëve tanë në Çair ndjehemi më të fortë dhe personalisht ndjehem më mirë, andaj shpresoj se do të vazhdojmë serinë me rezultate pozitive”, tha Alvarez.

Skuadra e Tikveshit renditet në pozitën e 10-të në tabelë me gjithsej 21 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar dy disfata dhe kanë një fitore, kundër Skopjes me rezultat 3:0.

Ndeshja Shkupi – Tikvesh do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në Stadiumin e Çairit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat