Trajneri i Juventuesit, Masimiliano Allegri, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Interit, e cila pritet të vendosë shumë në garën për titull.
Teknikui “Zonjës” është ndalur tek çështja Dibala, duke theksuar se është dakord me vendimin e klubit për të mos i rinovuar kontratën, dhe se nesër është i gatshëm për të luajtur.
“Me klubin jemi në një linjë. Zgjedhjet bëhen për të mirën e klubit dhe mendohet çdo skenar. Kur flasim, unë them idetë e mija, klubi të tijat, e rëndësishme është të biesh dakord në fund.
Kam folur me Dibalën, nesër është i gatshëm për të luajtur. Çështja e rinovimit nuk e shqetëson, nuk është rasti i parë që një lojtar ndërron klub”, u shpreh Allegri.