Fidan Aliti ka gjetur rrugën për te goli me skuadrën e Zurich-ut, në ndeshjen ndaj Grasshoppersit në javën e 28-të në Superligën e Zvicrës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Letzigrund”, përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.
Reprezentuesi i Kosovës shënoi për vendasit në minutën e 82-të, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij së paku një pikë.
Për mysafirët paraprakisht kishte realizuar Giotto Morandi në minutën e 50-të.
Ndryshe, Zurichi është lider në tabelë me 63 pikë, 13 më shumë se skuadra e dytë, Baseli.
Kurse, Grasshoppers renditet në pozitën e tetë me 28 pikë.