Berisha e Vojvoda me Torinon fitojnë në udhëtim

Futboll

Berisha e Vojvoda me Torinon fitojnë në udhëtim

Nga: K.G. Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:48
Berisha e Vojvoda me Torinon fitojnë në udhëtim

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqitën titullarë për Torinon, e cila në udhëtim shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Salernitanës. 

Futbollisti Belotti në minutën e 18-të shënoi nga penalltia, për fitoren e madhe të Torinos. 

Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të. 

Pas javës së 31-të në Serie A, Torino përforcon vendin e 11-të me 38 pikë e Salernitana është në fund me 16 sosh, me pak shpresa për të mbetur në ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat