United të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Araujos

Futboll

United të gatshëm ta paguajnë klauzolën e Araujos

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:06
Ronald Araujo.

Manchester United janë të gatshëm të paguajnë çmimin, për shërbimet e Ronald Araujo.

E ardhmja e Araujos mund të jetë larg Barcelonës. Ai ka kontratë me ekipin katalanas deri në qershor të vitit 2023, por ende nuk ka arritur të rinovojë.

Sipas ‘El Nacional’ uruguaiani nuk po pranon kushtet që Barca po i ofron, në marrëveshjen për rinovim.

Andaj ‘Blaugranët’ do duhet ta shesin këtë vit nëse duan të përfitojnë nga Araujo, apo ta mbajnë edhe këtë sezon dhe në fund të largohet si një lojtar i lirë.

Sipas ‘Goal’, Manchester United janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e 23 vjeçarit, që është 40 milionë euro.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit, në fund të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat