Në Gjilan ndeshen dy skuadra që luftojnë për titull

Futboll

Në Gjilan ndeshen dy skuadra që luftojnë për titull

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:05
Në Gjilan ndeshen dy skuadra që luftojnë për titull

Superliga e Kosovës në volejboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 27-të.

Sot, e diel, luhet derbi i madh i dy ekipeve që po luftojnë për titull kampioni.

Gjilani do ta presë Ballkanin në sfidën që nis në orën 13:30. Momentalisht, suharekasit prijnë në tabelë me 54 pikë, pesë më pak se gjilanasit.

Në rast fitoreje, ekipi i Ilir Dajës do të ikte tetë pikë larg dhe me një këmbë do të ishte kampion i Superligës në futboll.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Drenicës dhe Feronikelit.

Drenicasit kërkojnë fitore për të ikur sa më larg zonës së rrezikshme, kurse “Industrialistët” tashmë janë dorëzuar në garë për mbijetesë.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat