Të hënën ndaj Bolognas do të ulet për të qindtën herë në stolin e Milanit, megjithatë presioni rëndon më shumë mbi rezultatin sesa në statistikat personale.
Stefano Pioli rikthehet të flasë pas thuajse dy javësh “heshtje për shtyp” dhe paralajmëron skuadrën për vështirësitë që e presin deri në fund të sezonit.
Çfarë Milani prisni kundër Bolognas?
"Katër fitore radhazi janë sinjal i interpretimit të saktë të atyre që janë idetë dhe planet tona të lojës.
Hapat duhen hedhur një nga një dhe me ndihmën e tifozërisë mund të bëjmë edhe të tjerë. Për ne do të jetë një testim tjetër mbi rritjen dhe pjekurinë që pretendojmë të kemi arritur", tha Pioli.