Juventus-Inter është edhe sfida e zemrës për Giuseppe Marotta, i kaluar nga bardhezinjtë te zikaltrit kohët e fundit.
E përditshmja Il Giornale ka folur për figurën e drejtuesit duke zbuluar edhe një prapaskenë të merkatos që ka lidhje me Napoli-n.
Marotta duket se ka dashur të marrë me çdo kusht Marek Hamsik te Zonja e Vjetër, aq sa ka çmendur me telefonata Aurelio de Laurentiis, por nuk ka arritur ta bindë.
Një peng pothuajse i barabartë me atë për Erling Haaland kur Marotta ishte drejtues i bardhezinjve: do të kishin mjaftuar 2.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e norvegjezit.