Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Ballkanit, deri në momentin e ndërprerjes rezultati ishte 1:1.
Në 27 sekondat e para të ndeshjes, Ermal Krasniqi shënoi për epërsinë e Ballkanit.
Në minutën e 90+4, Enea Koliqi, portieri i Gjilanit doli në vijën e sulmit, në veprimin e fundit, duke barazuar befasisht rezultatin.
Në këtë minutën, portieri i Ballkanit Stive Frashëri, goditet, siç rapotohet kapet për fyti dhe shqelmohet, duke i shkaktuar lëndim të rëndë dhe u dërgua me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit. Ballkani lëshon fushën, ndeshja ndërpritet.