Ish futbollisti portugez, Luis Figo, ka komentuar ndeshjet kualifikuese të Botërorit në të cilat Maqedonia e Veriut bëri sensacion botëror duke eliminuar kampionin e Evropës Italinë nga Botërori.
Portugezi është i habitur se si një nga superfuqitë e futbollit botëror si Italia nuk do të luajë në Kupën e Botës dhe se pas 12 vitesh eventi më i madh botëror do të jetë pa kombin e dytë më trofeshëm, katër herë kampionin e botës.
Italia luajti për herë të fundit në Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil, dhe humbi Botërorin në Rusi në 2018 dhe tani Kupën e Botës në Katar në fund të vitit.
“Humbja nga Maqedonia në shtëpi është diçka e frikshme. 12 vjet pa Italinë në Botëror, nënë e dashur”, komentoi Figo.