Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 31-të në Serie A.
Futbollisti Ardian Ismajli u inkuadrua në lojë në minutën e 28-të, në vend të Tonellit, ndërsa Kristjan Asllani futet në lojë në minutën e 61-të e Nedim Bajrami në atë të 77-tën por me Empolin të pafuqishëm ndaj vendasve.
Ismajli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.
Luperto i Empolit u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 57-të.
Pas një minute (58'), Gonzalez shënoi për fitoren e Fiorentinës.
Fiorentina renditet në vend të tetë me 50 pikë e Empoli është i 12-ti me 33.