Thibaut Courtois ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës në prag të çerekfianles së Champions League që Los Blancos do të luajnë të mërkurën kundër Chelsea-t.
Madrilenët janë kthyer te fitorja në kampionat duke mundur Celta Vigo-n në La Liga falë dy penalltive.
Ka qenë një fitore mes polemikave për skuadrën e Ancelotti-t, por që i ka bërë mirë moralit të madrilenëve në prag të ndeshjes së parë kundër Chelsea-t në çerekfinale.
Nga ana tjetër, Chelsea ka pësuar një humbje shkatërruese 4-1 në shtëpi nga Brentford të shtunë në një rezultat befasues në Premier League.
Pavarësisht nga kjo humbje, portieri i Real Madrid ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës se duhet të përmirësohen për ndeshjen kundër ekipit të Thomas Tuchel, i cili do të kërkojë një reagim nga lojtarët e tij në mesjavë.
“Fitoret janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Courtois për Moviestar. “Chelsea ka humbur në shtëpi dhe do të jenë shumë të motivuar të mërkurën. Ne na mungon intensiteti në disa momente dhe Chelsea është shumë mirë në këtë aspekt”.
Chelse është kampionia në fuqi e Champions League dhe, teksa gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për londinezët në Premier League në këtë sezon, ata mbeten të rrezikshëm në Europë.
Siç ka thënë edhe Courtois, Blues janë një skuadër fizike, diçka që Real Madrid e ka zbuluar sezonin e kaluar kur është mundur nga Chelsea në gjysmëfinalet e Champions League.