Emir Aliu ishte autor i golit të tretë për Voska Sport në fitoren e thellë 4:0 kundër Veleshtës, dje në kuadrin e javës së 21-të në Ligën e dytë – perëndim.
“Dje kemi bërë një lojë shumë të mirë, edhe këtë ndeshje si të gjitha të tjerat e nisëm me shumë seriozitet dhe i merituam tre pikët. Synimi ynë është ngjitja në elitën e futbollit dhe jemi në rrugë të mbarë”, deklaroi sulmuesi shkupjan i Voska Sport, Emir Aliu për Open-TV.
Pas javës së 21-të, Voska gjendet në vendin e dytë me 48 pikë, pesë pikë më shumë se i treti Vardari. Lider i ligës është Sileksi me 53 pikë.
Në javën e ardhshme, Voska Sport luan me Kadinon në fushën e kësaj të fundit.