Skuadra e Kasimpasas ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Gaziantepit në Superligën e Turqisë duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1.
Në fakt, Kasimpasa, skuadër në të cilën luan edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, ishte në disavantazh pas golit të shënuar nga Djilobodji në minutën e 38’, por shifrat u barazuan nga Mileka katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.
Por, fitoren skuadrës vendase ia siguroi pikërisht Florent Hadërgjonaj i cili shënoi për 2-1 në minutën e 90’ nga penalltia.
Kasimpasa renditet në vendin e 11 në tabelë me 41 pikë.