Një pjesë e mbështetësve të Rangers shpërthyen në përplasjen e skuadrës së tyre me Celtic pasi copa xhami të thyer dhe shishe u hodhën në fushë në Ibrox.
Fillimi i pjesës së dytë u vonua në ndeshjen jetike për titullin e kampionatit skocez pasi u gjet copqza xhami në zonën e penalltisë së Joe Hart, ndërsa vendasit ishin duke humbur 2-1.
Hart dhe një ekip i sigurimit inspektuan me kujdes fushën për më shumë copëza xhami që ishin hedhur nga spektatorët gjatë takimit përpara se loja të rifillonte.
Në fund, Celtic triumfoi 1:2.