Cikalleshi shënon golin e 10 në kampionatin turk!
Sokol Cikalleshi ka tundur rrjetën për herë të 10 këtë seozn në Superligën Turke, pasi i ka dhënë avantazhin Konyasporit, në ndeshjen ndaj Goztepe në shtëpi.
Sulmuesi kuqezi luan si titullar dhe i mjaftuan vetëm 6 minuta për t’u rrotulluar bukur në zonë e dërguar topin në rrjetë, ndërsa aktualisht sfida vijon me avantazhin 1-0 të Konyasporit.
Titullarë janë edhe fantazisti i Shqipërisë, Endri Çekiçi, e sulmuesi i Kosovës, Zymer Bytyçi, ndërsa vlen të theksohet se Cikalleshi është shndërruar në liderin e Konyaspor, që mban me meritë vendin e dytë, që të dërgon në zonën Champions.