Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka thënë se nuk e ka parë incidentin.
“Pjesa e sigurimit është kompetente. Nuk e pash, isha duke festuar. Tentova ta ndajë rrëmujën. Nuk kemi qejf me ndodhë skena të tilla. Nuk po di”, tha Munishi.
Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje.