Napoli ka fituar në terrenin e nxehtë në Bergamo, me rezultat 3:1 ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit.
Napolitanët e nisën furishëm pjesën e parë, duke avancuar në minutën e 14-të me golin e Insigne që shënoi nga penalltia.
Në minutën e 37-të, Politano shtoi epërsinë në 0:2.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, De Roon ngushton rezultatin në 1:2.
Në minutën e 81-të, Elmas thellon fitoren në 1:3.
Gjimshiti u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 63-të. Amir Rrahmani mungoi te Napoli.
Pas javës së 31-të në Serie A, Milani kryeson me 66 pikë, i ndjekur nga Napoli me 66, ndërsa Atalanta është në pozitën e 7-të me 51.