Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, kthehet me një pikë nga Shkupi.
Renova humbjen 0:2 e shndërron në barazim në 15 minutat e fundit. Renova ka barazuar me rezultat 2:2 me Bregallnicën e Shtipit, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Golat për Bregallnicën i shënoi Damjanoviq në minutën e 35-të nga penalltia e në atë të 59-tën dhe për Renovën Shefiti (77’) e Selmani (80’-nga penalltia).
Renova është në vend të pestë me 37 pikë e Bregallnica një pozitë më poshtë, me gjithsejt 37.